Ditën e shtunë, Partizani luan një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo ndaj Skënderbeut. Të kuqtë e Ilir Dajës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar me rezultatet pozitive dhe për të konfirmuar se kriza e rezultateve tashmë ka kaluar.
Është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në kryeqytet. Pas mbylljes disaditore, për shkak të rehabilitimit të fushës, tashmë “Air Albania” do të hapë dyert, për të pritur Partizani-Skënderbeu.
Një lajm i mirë për “demat”, pasi në këtë stadium mund të kenë një numër më të lartë tifozësh.



