E ardhmja e Messit , në dyshim

E ardhmja e Messit , në dyshim

Dita e sotme ka një rëndësi shumë të veçantë për  Barcelonën .  Legjenda e klubit Lionel Messi përfundon kontratën e cila shënon fundin e një cikli për  ‘’ La Pulgan ‘’ .  Tratativat e shumta të katalanasve për rinovimin e kontratës me 34 vjeçarin kanë hasur vështirësi gjatë kohëve të fundit  ku flitej për një zgjatje të marrëdhënieve  deri në 30 qershorin e 2023-shit por fakti i të qënit i grumbulluar me kombëtaren  ‘’ Albiceleste ‘’  në Kupën e Amerikës e ka penguar  disi  konkretizimin e kësaj çështje duke e lënë pezull për momentin . 

Ky aspekt i ka  shtuar  dyshimet tek ‘’ Blaugranët ‘’  për të cilët kjo çështje është absolutisht prioritare sepse janë të ndërgjegjshëm për impaktin e  sulmuesit të lindur në Rosario në funksionimin total të ekipit  . Pas kësaj dite Lionel Messi do të jetë krejtësisht i lirë për të negociuar me cilindo klub që dëshiron dhe pas derës qëndron fort Paris St Germain dhe Manchester City të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të patur në gjirin e tyre një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave . 

Gjithsesi prioritet për Lionel Messin mbetet absolutisht Kupa e Amerikës në të cilën do të kërkojë të ngrejë trofeun që i ka munguar për shumë vite një Argjentine që nuk i ka shfrytëzuar ashtu siç duhet mundësitë që i janë dhënë gjatë kohës .

 Në pjesën më të madhe të sukseseve të arritura nga Barcelona kontributi i 6 herë fituesit të  Topit të Artë ka influencuar në mënyrë direkte dhe orët vijuese do të japin rezultatin final mbi këtë fenomen  që ka magjepsur totalisht botën e futbollit . 

Sezoni i  përfunduar në aspektin individual nuk pati shumë ndryshime sepse  Lionel Messi vijon të regjistrojë statistika që të bëjnë të vësh duart në kokë  për arsye se në 47 ndeshje ka shënuar 38 gola , shifër bombastike nëse marrim për bazë moshën që mban mbi supe .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy