Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, shqiptarët parakalojnë me flamurin kuqezi (FOTO+VIDEO)

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, shqiptarët parakalojnë me flamurin kuqezi (FOTO+VIDEO)

Është mbajtur ditën e sotme ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Tokio të Japonisë. Stadiumi në të cilin u mbajt ceremonia, ishte gati i zbrazët, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila vazhdon të jetë një shqetësim në Fshatin Olimpik.

Ceremonia nisi në 20:00, me orën lokale dhe në 13:00, me atë shqiptare. Lojërat Olimpike verore, ishin palnifikuar të zhvilloheshin një vit më parë, por për shkak të pandemisë u shtynë me një vit dhe do të zhvillohen këtë verë.

Pas një spektakli fishekëzjarresh, në stadium më pas parakaluan të gjithë sportistët nga 204 shtetet pjesëmarrëse, mes tyre edhe Shqipëria. Ne përfaqësohemi nga 9 sportistë, të cilët do të kërkojnë të kthehen me medalje nga ky eveniment i madh.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy