
Situata e Marcus Rashford tek Manchester United është përkeqësuar me kalimin e kohës dhe anglezi e shikon me dyshim vijimin në ‘’ Old Trafford ‘’ .
Sulmuesi nuk po shkëlqen si më përpara në ofensivën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe çuditërisht ka mbetur në vendnumëro në momentin kur duhet të ishte me tepër rezultativ.
Mbërritja e Ralf Rangnick është një ndër arsyet që e kanë shkaktuar këtë ‘’ disfatë ‘’ tek 20 herë kampionët e Premier Leagues , trainer që pritet të largohet në fundin e sezonit.
Vendimi i drejtuesve është i parevokueshëm pavarësisht klasifikimit ose jo të Manchester United në Champions League pasi është një trainer që jo vetëm ka ndikuar për keq tek e ardhmja e gjigandëve të Premier Leagues por gjithashtu ka shkaktuar një skepticizëm tek peshat e rënda të cilat po e rivlersojnë të ardhmen në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Mbërritja e një traineri të ri do të evitonte pakënaqësitë e rradhës tek Manchester United sepse 24 vjeçari është një domosdoshmeri për ofensivën e cila nuk ka funksionuar siç duhet gjatë kësaj periudhe .
Moskoordinimi i reparteve me njëra -tjetrën i ka larguar britanikët nga objektivat, për të cilët është shumë e rëndësishme futja në Champions League që mbetet në dyshim duke iu referuar performancës në 28 javët e zhvilluara.
Manchester United rrezikon shumë me vendimet e Ralf Rangnick dhe nga kjo situatë ka menduar të përfitojë Real Madridi dhe Juventusi , të gatshëm për ta afruar anglezin në gjirin e tyre .



