Chelsea bën goditjen e madhe në merkato, transferon Moratën për 80 milionë euro

Chelsea bën goditjen e madhe në merkato, transferon Moratën për 80 milionë euro

Alvaro Morata është futbollist i ri i Chelseat

Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit për transferimin e Alvaro Moratas.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës londineze dhe asaj spanjolle.

“Chelsea dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Alvaro Morata në "Stamford Bridge". Tani duhet të arrihet marrëveshja me lojtarin dhe të kryhen testet mjekësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Morata i ka kushtuar Chelsea 80 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë që Real Madrid ka shitur ndonjëherë dhe lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit spanjoll. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy