De Rossi, rinovon me Romën

De Rossi, rinovon me Romën

Ditën e sotme drejtuesit e Romës kanë hedhur një hap të suksesshëm në lidhje me të ardhmen.

Daniele De Rossi e ka rinovuar kontratën me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ përtej 30 qershorit, lajm i publikuar në faqen zyrtare të klubit dhe në rrjetet sociale:

“ Pas një mbledhjeje të zhvilluar ditën e djeshme është arritur rinovimi i kontratës me Daniele De Rossin për një afat të papërcaktuar “, ishte komunikimi nga drejtuesit e kryeqytetasve.

Lajmi ka shkaktuar shumë entuziazëm tek ish fituesit e Conference Leagues, arritje për të cilën është deklaruar:

“ Ndihemi shumë të lumtur pasi Daniele De Rossi është i duhuri për arritjen e objektivave “.

Duhet kujtuar se ish mesfushori firmosi për ekipin e zemrës në daten 16 janar, të cilin e ka drejtuar në 16 sfida, të shoqëruara me 11 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për Romën, skuadër e cila zhvillon çerekfinalen e dytë për Europa Leaguen kundër Milanit në ‘’ Olimpico ‘’.

Zotët e shtëpisë e fillojnë me avantazhin 1-0 të arritur përpara një jave në ‘’ San Siro ‘’.

Nëse rikthehemi paksa mbrapa në kohë, ja vlen të theksohet se 40 vjeçari  zhvilloi 18 sezone si lojtar me Romën dhe një në rradhët e Boca Juniors, ndërsa me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ u aktivizua për 117 sfida dhe shënoi 21 gola.

Në lidhje me titujt, Daniele De Rossi numëron dy Kupa dhe një Superkupë të Italisë, ndërsa si trainer fillimisht drejtoi Spalin në Serinë B dhe ishte ndihmës i Roberto Mancinit tek katër herë kampionët e botës në Europianin e 2020-tës.

          

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy