
Zekirija Ramadani është trajneri më i ri i Dritës në Kosovë. Ishte vetë klubi, që këtë të enjte, njoftoi firmën me trajnerin 45-vjeccar.
Te Drita, Ramadani do të pasojë trajnerin grek të larguar tashmë, Aki Vavalis.
Për kampionatin e Kosovës, Ramadani është një emër i njohur, pasi aty ka drejtuar skuadra si Feronikeli, Trepça 89, Prishtina dhe Gjilani.
Ai ka drejtuar gjithashtu edhe në Superiore në Shqipëri, skuadra si Flamurtari dhe Egnatia.



