Do të bëhet baba, sulmuesi largohet nga grumbullimi me Francën

Do të bëhet baba, sulmuesi largohet nga grumbullimi me Francën

Sulmuesi Kingsley Coman është larguar nga grumbullimi me Francën. Lojtari ka marrë lajmin e mirë, se gruaja e tij do të lindë dhe nuk do që të mungojë në këtë moment të veçantë të jetës së tij.

Për këtë arsye, sulmuesi i ka kërkuar leje Francës për t’u larguar nga grumbullimi. Ka qenë vetë trajneri Deschamps, i cili e ka pranuar menjëherë dhe i ka kërkuar Federatës që t’i japë leje futbollistit.

Coman nuk u aktivizua asnjë minutë ndaj Gjermanisë dhe për shkak se do të mungojë në stërvitje, me shumë mundësi nuk do të luajë as ndaj Portugalisë, në ndeshjen e planifikuar të luhet më 19 qershor.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy