Trajneri i Flamurtarit, Emiljano Çela, foli për MCN TV, pas fitores ndaj Vorës.
Çela deklaroi se është i kënaqur me atë që lojtarët treguan në fushë.
Tekniku i vlonjatëve, tha se skema 3-5-2, ishte për të ngatërruar kundërshtarin, pasi në të vërtetë luajtën me 4-4-2.
E kam thënë edhe më parë, që ekipi ka probleme përpara. Duhet të mundohemi që aksionin ta mbyllim sa më shpejt. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ngarkesë e madhe emocionale e lojtarëve. Ndeshja na u zgjidh shpejt, falë presingut ofensivë. Kishte pak frikë në fund me golin e pësuar, por jam shumë i kënaqur me lojtarët.
Vucaj nuk kishte një dëmtim të rëndë. Mendoj se do e kemi të gatshëm që javën e ardhshme. Gjatë këtyre muajve, ekipin e kam përgatitur për disa module loje. Edhe në ndeshjet e tjera kemi ndryshuar shpesh modulin.
Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Nuk kanë rëndësi modulet, por mënyra si shfaqet skuadra.
3-5-2, ishte një rreshtim për t’i dhënë indicie të gabuara kundërshtarit. Si rreshtim dhe si vendosje ishim 4-4-2.
Edhe unë do doja të isha ndonjëherë i qetë. Në fund thashë të ulesha dhe të isha i qetë, por shënoi kundërshtari dhe u ngrita. Qëllimi është t’i rikthejmë publikut entuziazmin që i mungon.



