Finalja e Champions League për sezonin 2025-2026, mund të luhet në SHBA. Kjo është konfirmuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili u shpreh se ekziston mundësia që finalja të luhet në SHBA.
Finalja e Champions League në SHBA? Është e mundur. Ne kemi filluar të diskutojmë për këtë. Në vitin 2025 finalja është në Mynih, pas kësaj të shohim.
Ende nuk ka një vendim zyrtar, por fakt është që po diskutohet si mundësi. Vlen të përmendet se në vitin 2026 Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë një nga vendet që do të presë Kupën e Botës së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.



