
Thuhet se e ardhmja e Alexander Sorloth do të jetë larg Atletico Madridi.
Për norvegjezin është interesuar së fundmi Juventusi, drejtuesit e të cilit ja kanë hapur dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Sipas gazetarit Matteo Moretto marrëveshja ndërmjet palëve është arritur, kostoja e të cilës do ti prekë 30 milionë eurot.
30 vjeçari ka zhvilluar dy sezone tejet premtues me ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe të fundit e finalizoi me 20 gola dhe 1 asist në 50 sfida.
Një sukses i tillë meriton duartrokitje sepse nuk është aspak e lehtë, sidomos nëse je pjesë e një ekipi elite, në Spanjë dhe jo vetëm.
Tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nordikun e pret një tjetër sfidë shumë e ashpër, lojtar tepër i fortë në duelet një kundra një, nuhatës shumë i mirë goli dhe efikas përpara portës.
Luciano Spallettit i është besuar projekti i të ardhmes me kryefjalë rikthimin e ish rekordmenëve të Scudettos tek titujt.
Në fakt ishi i Villareal e ka treguar potencialin në disa ekipe cilësore si Crystal Palace, Leipzigu, Real Sociedadi dhe Villareali ndër të tjerë por natyrisht Juventusi është pa dyshim një shkallë më lart kryesisht në aspektin sportiv.
Parashikohet se shumë shpejt kjo histori do të zgjidhet dhe për Alexander Sorloth do të nisë një tjetër aventurë në karrierë.



