Tare: Strakosha mund të japë shumë për Lazion, reagimi i tifozëve ishte shenjë e mirë

Tare: Strakosha mund të japë shumë për Lazion, reagimi i tifozëve ishte shenjë e mirë

Thomas Strakosha është vitin e fundit të kontratës së tij me Lazion dhe ende është e paqartë e ardhmja e tij. Portieri shqiptar e ka humbur vendin e titullarit prej kohësh dhe kjo ka bërë që të flitet edhe për një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Për këtë se fundmi ka folur edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Ky i fundit është shprehur se reagimi i tifozëve pas gabimit të portierit ndaj Galatasaray, ishte shenjë e mirë, duke shtuar më tej se mund t’i japë ende shumë bardhekaltërve.

“Është e vështirë të gjykosh. Ai ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm, duke kaluar 10 vitet e fundit me këtë klub. Gabimi në Stamboll mund të ndodhë, por reagimi i tifozëve ishte një shenjë e mirë. Ai ka hequr një peshë të rëndësishme dhe ka treguar se mund të japë ende shumë për këtë ekip”, tha Igli Tare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy