
Cristiano Ronaldo doli përpara mediave ditën e hënë, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Manchester United-Juventus, e vlefshme për fazën e grupeve të kompeticionit të “UEFA Champions League”.
Futbollisti i skuadrës së Juventusit u paraqit me një orë me diamantë që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve.
Ora e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon ka plot 424 diamantë të bardhë dhe të kuq, të shpërndarë në të gjithë strukturën e saj.
Supozohet se kjo orë Ronaldos kushton rreth 2 milionë euro, cka ka bërë që bërë që të jetë lajm kryesor në të gjithë mediat botërore.
Sfida kundër Manceshter United do të jetë një takim special për ylli portugez i Cristiano Ronaldo pasi është klubi ku hodhi hapin e madh në karrirë duke qenë tashmë një nga lojtarët më të mirë në Botë.



