
Federata Turke e Futbollit njoftoi këtë të premte se kanë shkarkuar nga drejtimi i kombëtares trajneri Senol Gunes. Kjo vjen pas rezultateve negative të arritura nga kombëtarja turke në ndeshjet e fundit.
Disfata me shifrat e thella 6-1 ndaj Holandës, ka bërë që drejtuesit e Federatës Turke, të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit.
Humbja ndaj “Tulipanëve”, por edhe forma e treguar në ndeshjet e fundit, nuk është kapërdirë dot te Turqia, që tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.
Turqia renditet në vendin tretë në grup me 11 pikë dhe rrezikon edhe vendin e dytë për kualifikueset e Botërorit.



