
Shqipëria vazhdon përgatitjet për ndeshjen e të shtunës, ndaj Hungarisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Më skuadrën ditën e sotme nuk është stërvitur sulmuesi Bekim Balaj. Ky i fundit ndjen një shqetësim në muskujt e kofshës dhe i është nënshtruar vizitave mjekësore, që do të vendosin nëse shkodrani do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Hungarisë.
Lajmi i mirë është se mbrojtësi Ardian Ismajli është stërvitur rregullisht me grupin dhe është gati për ndeshjet e radhës.
Sfida me Hungarinë do të zhvillohet në transfertë të shtunën e 9 tetorit, ndërsa 4 ditë më vonë, Shqipëria do të presë në “Air Albania” Poloninë.



