Fernando Augusto Rodrigues de Araujo, u afrua me bujë te Partizani në merkaton e janarit, ku shihej si zëvendësues i Emiljano Mustës, i cili gjithashtu u largua në merkaton e dimrit.
Megjithatë aventura e brazilianit me të kuqtë të zgjatur shumë pak. Nëpërmjet një postimi në faqen e klubit, Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin 28-vjeçar.
Fernandinho nuk arriti të bindë dhe palët kanë vendosur mbylljen e bashkëpunimit, me mbrojtësin që tashmë del lojtar i lirë.
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Mbrojtësi i cili u afrua në muajin Janar ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë për arsye personale, vendim të cilin ia ka komunikuar edhe klubit. Palët kanë ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë.
28-vjeçari u aktivizua vetëm në një ndeshje me të kuqtë duke luajtur vetëm 46 minuta.



