Barcelona mendon huazimin e Ansu Fatit

Barcelona mendon huazimin e Ansu Fatit

   Ecuria shumë e mirë e Ansu Fatit tek Brightoni është pasuar me lëvizjet e drejtuesve të Barcelonës, të cilët po mendojnë ta zgjasin huazimin e sulmuesit, sipas ‘ Sport ‘.

Objektivi është rikuperimi i formës së 21 vjeçarit, i cili gëzon mbështetjen e trainerit Roberto de Zerbi.

Anglezët janë të gatshëm t’ia japin shansin për vijimin në këtë rrugë, i cili pak e nga pak po tregon cilësitë e padiskutueshme, tek një kampionat tejet i vështirë siç është Premier League.

Golashënuesi i lindur në Guinea- Bisau është një ndër më premtuesit aktualisht dhe ‘’ Los Cules ‘’ e konsiderojnë vendimin e duhur për të mbushur sadopak arkat.

Eksperienca tek bardheblutë mund ta ndihmojë në të ardhmen, me të cilët në sezonin aktual numëron 23 sfida, 4 gola dhe 1 asist, shumë i rëndësishëm në skemat e trainerit italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy