
Largimi i Karim Benzemas në Arabinë Saudite ka lënë një boshllëk në fazën ofensivë të Real Madridit , fakt i cili ka vënë në lëvizje drejtuesit për ti gjetur zëvëndësuesin.
Sipas ‘ Defensa Central ‘ spanjollët kanë menduar për Mehdi Taremin, për të cilin do të tentojnë gjatë merkatos së janarit , e cila parashikohet përcaktuese për të ardhmen sulmuesit të Portos.
Florentino Perez e konsideron të qëlluar në shenjë transferimin e 31 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, lojtar i cili në sezonin e kaluar shënoi 31 gola në 14 asiste.
Duhet kujtuar se gjatë merkatos së verës Mehdi Taremi ishte shumë pranë kalimit tek Milani dhe nëse do të përfundojë duke luajtur me ‘’ Los Blancos ‘’ do të përforconte ndjeshëm arkat e portugezëve duke qenë se konsiderohet një ndër lojtarët cilësorë të kësaj skuadre.
Në çdo sezon Real Madridi është një prej rivalëve më të vështirë për tu mundur , aspirues për titujt e rëndësishëm, në Spanjë dhe jo vetëm.



