Kaina Nunes, është lojtari më i ri i Tiranës. Sulmuesi brazilian është larguar nga Vllaznia dhe do të vazhdojë karrierën në kryeqytet.
Futbollistit i kishte përfunduar kontrata me shkodranët dhe është transferuar te bardheblutë si lojtar i lirë.
Ka qenë vetë klubi i Tiranës, që ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin Kaina, i cili është edhe afrimi i parë për nënkampionët në këtë merkato vere.
26-vjeçari është një njohës i mirë i kampionatit, teksa përveç Vllaznisë, ka luajtur edhe me Kastriotin, ku edhe shkëlqeu, para një sezoni.



