Paulo Dybala, afër Boca Juniorsit

Paulo Dybala, afër Boca Juniorsit

Pas shumë viteve sukses Paulo Dybala ka vendosur së fundmi ta vijojë karrierën përtej Europës.

Argjentinasi ka spikatur tek çdo ekip dhe sigurisht me kombëtaren e tij. 

Me 32 vite mbi supe dhe një eksperiencë për tu marrë shembull golashënuesi duket se është afër kalimit tek Boca Juniorsi. 

Kontaktet ndërmjet drejtuesve të ‘’ Los Xeneises ‘’ dhe atyre të Romës kanë qenë të vazhdueshme dhe si duket do të provojë veten tek një ndër ekipet më të njohur të Amerikës së Jugut. 

Mungesa e marrëveshjes në lidhje me rinovimin e kontratës e ka përshpejtuar largimin nga ‘’ Olimpico ‘’ por s’duhet përjashtuar as interesi i Benfikës. 

Tifozeria e zjarrtë e Boca Juniorsit dhe kryesisht drejtuesit nga Buenos Aires janë entuziazmuar sepse flitet për një sulmues mjaft cilësor, i aftë për të bërë diferencën atëherë kur nuk e pret. 

‘’ La Joya ‘’ mund ti ndihmojë gjigandët e Amerikës së Jugut në repartin ofensiv, edhe pse bëhet fjalë për një futboll ndryshe. 

Pjesëmarrja në Kupën Santander Libertadores, e quajtur ndryshe si Champions League e këtij kontinenti sigurisht është një emocion më vete dhe s’diskutohet që nën drejtimin e Claudio Ubedas do të jetë titullar. 

Referuar sezonit aktual kordobezi numëron 2 gola në 7 sfida me ish fituesit e Conference Leagues nën drejtimin e Jose Mourinhos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy