Sevilla , ofertë për Sergio Ramos

Sevilla , ofertë për Sergio Ramos

Kur dukej sikur do të ishte një ndër të parët lojtarë që do ta përfundonte karrierën në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  e ardhmja e Sergio Ramos ka marrë një tjetër drejtim . Bashkpunimi i 35 vjeçarit me  presidentin Florentino Perez  nuk e ka arritur fundin e lumtur  dhe ky fakt mund ta përshpejtojë largimin nga spanjollët .  Pas 16 sezonesh të mbushura me suksese në rradhët e kryeqytetasve  , Sergio Ramos mesa duket kërkon ti demostrojë Sevillas dashurinë e madhe që ka për këtë ekip dhe  të udhëtojë drejt  ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.  Kjo ide ka marrë më tepër fuqi me anë të një oferte të andaluzëve në drejtim të kapitenit legjendar të Real Madridit  që sipas raportimeve të  ‘’ Es Radio ‘’ i bashkangjiten 5 vite dhe një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon .

 Iniciativa e   presidentit  Jose Castro Carmona konsiderohet  shumë tunduese dhe tregon se pesha e spanjollit në të kaluarën ka determinuar shumë për finalizimin e mundshëm të karrierës tek  ‘’ Los Rojiblancos  ‘’. 

Megjithatë  për histori të kësaj natyre  koha e ka treguar se në disa raste të veçanta hasin vështirësi më vete sepse kjo ide nuk është pritur mirë nga tifozeria e zjarrtë e  Sevillas  për arsyen se rikthimi i Sergio Ramos mund të konfirmojë largimin e Diego Carlos ose Jules Koundes.  

 Për këto lojtarë kandidatët nuk mungojnë për duhet  parë ecuria e zhvillimeve të ditëve të ardhshme të cilat presin të marrin përgjigje shumë shpejt .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy