
Pavarësisht faktit se vijon të ketë një ekip yjesh Luis Enrique po punon me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur edhe në sezonin vijues.
Në të shkuarën e afërt Nasser Al Khelaifi besoi tek aftësitë e ‘’ Luchos ‘’ dhe ky i fundit ja ka shpërblyer me dy Champions League të fituara rradhazi dhe disa trofe të tjerë.
Referuar ecurisë se mrekullueshme të ‘’ Les Pariziens ‘’ tashmë fokusin e ka marrë merkatoja e verës dhe objektivi i rradhës është Lucas Digne.
Francezi ka bërë mirë me Aston Villan në sezonin e kaluar dhe gjithashtu gjatë Botërorit me ‘’ Gjelat ‘’.
Kalimi në gjysëmfinale edhe njëherë ka konfirmuar cilësitë e 32 vjeçarit i cili mund të jetë efektiv gjithmonë në mungesë të Nuno Mendesit.
Nasser Al Khelaifi mund ta arrijë marrëveshjen për afro 10 milionë euro, i cili pa diskutim është vënë në dispozicion të kërkesave të trainerit 56 vjeçar.
Që nga 2022-shi, vit në të cilin Lucas Digne mbërriti në ‘’ Villa Park ‘’ ka treguar profesionalizëm në prapavijë dhe numëron 182 sfida me londinezët.
Një kalim në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të ishte një sukses në karrierën e ishi-t të Romës pas një etape tejet të suksesshme tek Aston Villa.



