Manchester City, gjen zëvëndësuesin e Haaland

Manchester City, gjen zëvëndësuesin e Haaland

Ditët e fundit të merkatos parashikohen tejet intensive, sidomos nga drejtuesit e ekipeve të elitës.

Ato të Manchester City-t i druhen largimit të Erling Haaland në fundin e sezonit, lojtar i cili po tentohet prej vitesh nga Real Madridi, arsye e mjaftueshme për të gjetur një tjetër element për metrat e fundit.

19 vjeçari i Brightonit Evan Ferguson e ka bindur Pep Guardiolan por gjithçka do të varet nga vendimi i norvegjezit në verën e ardhshme.

Gjithsesi, dëshira më e madhe e ‘’ Galaktikëve ‘’ vijon të jetë Kylian Mbappe por rezistenca e Paris St Germain i largon disi nga arritja e objektivit.

Irlandezi prej tre vitesh aktivizohet me bardheblutë, i cili ka treguar potencialin në Premier League, një ndër kampionatet më të bukur në futboll.

Deri më tani sulmuesi i talentuar e ka bërë krenar Roberto De Zerbin, vlerat e të cilit janë të padiskutueshme, fakt që përforcohet edhe me interesin e ‘’ Qytetarëve ‘’.

6 gola në 24 sfida janë statistikat ishi-t të Bohemians, të cilit mund ti ndryshojë e ardhmja në çdo aspekt nëse do të ketë fatin të transferohet në ‘’ Etihad ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy