Sulmuesi argjentinas, Alejandro Gomez, ka folur për fitimin e Botërorit në Katar.
Gomez deklaroi se lojtarët e Argjentinës festuan kur Kroacia eliminoi Brazilin, ndërsa shtoi se sapo shkelën në Katar, e kishin sigurinë që do të fitojnë trofeun e madh.
Para se të luanim me Holandën, e gjithë skuadra u ul dhe ndoqi penalltitë në ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë. Mes njëri-tjetrit ishim të sigurt se nëse Brazili eliminohej, ne do të ishim kampionë. Kur në fund u kualifikua Kroacia nisën të festonim dhe dukej sikur kishim fituar edhe ne.
Por, dua t’ju garantoj se sapo shkelëm në Katar e kishim sigurinë se do të shpalleshim Kampionë të Botës. Nuk e di pse por më dukej se ishte e qartë nga të gjithë se ne do të ishim kampionë.



