Tashmë është zyrtare, talenti shqiptar, Sergio Kalaj është futbollisti më i ri i Frosinone në Serie B. Këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me Carrese, për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar.
I rritur me të rinjtë e Lazio dhe Romës, tashmë mbrojtësi do të kërkojë të lërë shenjë te Frosinone, për të shpresuar më pas në një hap tjetër të rëndësishëm.
Kalaj ka firmosur deri më 30 qershor 2026. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Kalaj u aktivizua në 17 ndeshje me Carrarese në Serie C dhe shënoi edhe një gol.



