Laporta refuzon rikthimin e Messit

Laporta refuzon rikthimin e Messit

Zërat e kohëve të fundit mbi një rikthim të Lionel Messit në ‘’ Camp Nou ‘’ e kanë marrë përgjigjen direkte të presidentit Joan Laporta i cili nuk është shprehur në favor të kësaj çështje duke i dhënë prioritet organikës aktuale që po drejtohet me shumë mjeshtëri dhe profesionalizëm nga Xavi Hernandez.

Pas dështimit tek Parisi , ‘’ La Pulgas ‘’ i është mbyllur dera sepse katalanasit e kanë vënë theksin tek suksesi në këtë sezon , shumë i mundshëm duke parë ecurinë  deri në këtë fazë.  

Mbi këtë temë shumë të rëndësishme sepse flitet për lojtarin me më shumë influencë në historinë e ‘’ Los Cules ‘’, manjati spanjoll është shprehur :

“  Jemi të fokusuar vetëm tek aktualiteti  . Nuk mendoj asgjë tjetër pasi është një çështje që duhet ti japim zgjidhje të menjëhershme për të mos vështirësuar objektivat ‘’, theksoi Joan Laporta i cili ka vënë gjithçka në dispozicion të Xavi Hernandezit për të vijuar me shkëlqimin në krye të stolit.  

Deklarata e presidentit praktikisht i ka vënë kapakun spekullimeve të kohëve të fundit e cila i jep më shumë fuqi qëndrimit të 7 herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ në ‘’ Parque de Prince ‘’ , aty ku pritet prej shumë vitesh trofeu i Champions Leagues i cili fatkeqësisht i shpëtoi edhe  këtë sezon nga duart ‘’ Les Pariziens ‘’.

Idetë e  Joan Laportas kanë qenë të qarta që në krye të herës ku prioritet mbetet suksesi i Barcelonës dhe shqyrtimi i alternativave të tjera  vijon me të njëjtin ritëm , ndër të cilat përfshihet Haaland , Lewandowski , Salah dhe Raphinha që kanë progresuar ndjeshëm me  skuadrat e tyre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy