
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur para mediave një ditë para ndeshjesh që skuadra e tij do të luajë me Salernitana. Portugezi deklaroi se skuadra e tij nuk është pretendente për titull dhe tha se çuditet për dëgjon që flitet për këtë.
Mourinho nuk i kurseu fjalët e mira edhe për drejtuesit, për të cilët tha se kanë meriat të mëdha për afrimet që kanë bërë në skuadër.
Fatkeqësisht, tregu i transferimeve nuk është i mbyllur dhe mua nuk më pëlqen kur sezoni ka filluar. Do të luhen tri-katër ndeshje para se të mbyllet. Vlerësimi tani do të ishte i parakohshëm. Natyrisht që ne kemi afruar 5 lojtarë cilësorë duke shpenzuar vetëm 7 milionë. Një duartrokitje për klubin. Fantastike ajo që është bërë. Për të pasur një sezon pa frikë, duhet diçka më shumë, por drejtuesit vetëm mund të duartrokasim.
Sezoni i dytë do të thotë më shumë kohë për punë dhe më shumë ndërgjegjësim. Kur ndryshon shtet, kupton më mirë kulturën dhe filozofinë e futbollit të skuadrave të tjera. Për ne, trajnerët, në vitin e dytë ka kushte për të bërë më mirë. Në Evropë, për të bërë më mirë, duhet të fitojmë Europa Leaguen, ku ka skuadra me potencial ekonomik larg tonit. Gjatë kësaj periudhe ku nuk kam folur me shtypin, por çuditem të flitet për një Romë pretendente për titullin kampion të Serisë A. Mund ta kuptoja nëse do të kishim 18 “Scudetto”, Milani dhe Interi për shembull e kanë mbyllur kampionatin me 23 dhe 25 pikë më shumë se ne. Edhe ata janë përmirësuar. Nuk më duket se jemi kandidatë për “Scudetton”. Nuk kemi folur kurrë për këtë, na duhet kohë.



