
Sezoni aktual e ka shëndërruar sulmuesin Serhou Guirassy një ndër më produktivët në Europë.
Francezi i ka tejkaluar pritshmëritë , i cili numëron 15 gola në 18 sfida, fakt mjaft domethënës.
Deri më tani Manchester United, Borussia Dortmundi dhe Newcastle United kanë treguar interes për të marrë shërbimet e 27 vjeçarit, golat e të cilit e kanë ndihmuar Stuttgartin që të renditet ndër katër vendet e para në Bundesligë, pas 16 javëve.
Kontrata me ‘’ Të Kuqtë ‘’ skadon në 2026-tën , e cila shoqërohet me një klauzolë prej 17.5 milionë eurosh për prishjen e saj.
Kapaciteti i shfaqur në metrat e fundit sigurisht meriton duartrokitje dhe mendohet një sfidë e ashpër deri në fund për arsye se pavarësisht potencialit të ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Verdhezinjve ‘’, ‘’ Las Urracas ‘’ mund të konsiderohen paksa të favorizuar në letër sepse janë skuadra më e pasur në botë.
Vlera e kartonit mendohet se do të pasohet nga zgjerimi i listës së kandidatëve për ishi-n e Lilles ndër të tjerë, i cili po përjeton një ndër eksperiencat më të suksesshme në karrierë.



