
Sezoni aktual po rezulton i mrekullueshëm për Serhou Guirassy-n.
Francezi prej disa kohësh vijon të jetë në listën e Milanit.
Golashënuesi po impresionon me Stuttgartin, kontributi i të cilit po i ndihmon gjermanët për t’iu afruar Europës.
Drejtuesit e kuqezinjve shpresojnë në arritjen e marrëveshjes me 27 vjeçarin, edhe pse për shërbimet e tij luftojnë disa ekipe cilësorë.
Një avantazh për ‘’ Djallin ‘’ është së klauzola e prishjes së kontratës me Stuttgartin arrin 17 milionë eurot, një shifër aspak problematike për shtatë herë fituesit e Champions Leagues.
Traineri Stefano Pioli synon ta rikthejë Milanin në rivalin e dikurshëm, i cili bënte ligjin në Itali dhe kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
22 gola në 20 sfida e bëjnë figurën e Serhou Guirassy-t edhe më interesante, statistikë që gjithashtu tregon se është një ndër sulmuesit më cilësorë në Europë momentalisht.
Transferimi i mundshëm në ‘’ San Siro ‘’ mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ishi-n e Rennes për ta treguar veten tek një ekip elite, edhe pse në vitet e fundit ka lënë paksa për të dëshiruar.



