
FIFA do të rishqyrtojë formatin e Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, thotë presidenti Gianni Infantino.
Ekipet do të rriten nga 32 në 48 për kompeticionin dhe u ndanë në 16 grupe me nga tre, me dy të parat që kalojnë në 32 të fundit, shkruan BBC.
Infantino tha se kjo do të shikohet pas "suksesit" të grupeve me katër ekipe në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Grupet me 4 ekipe në “Katar 2022” kanë qenë të pabesueshme. Deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit nuk do ta dinit se kush kalon.
Ne duhet të rishikojmë ose të paktën të ridiskutojmë formatin. Kjo është diçka që sigurisht do të jetë në rendin e ditës në takimin e ardhshëm.
Për 16 grupet me 3 ekipe ose 12 grupe me 4 ekipe për Kupa e Botës së vitit 2026, duhet të shohim se cila është më e mira.
Presidenti i FIFA-s konfirmoi se ky botëror do të zhvillohet me 48 ekipe për herë të parë në histori, teksa ndarja e grupeve ka mbetur ende për t’u diskutuar.
Fazat e grupeve në Katar përfshiiu disa lojëra finale, ndërsa vendet u përpoqën të siguronin një vend të dytë për t'u kualifikuar në 16-shen e fundit.
Formati i grupeve me katër skuadra, me dy të parat që kalojnë në fazën eliminatore, është përdorur që kur Kupa e Botës për meshkuj u zgjerua në 32 ekipe në 1998.



