Mungesë e madhe ndaj Polonisë, sulmuesi i Shqipërisë rezulton me Covid-19

Mungesë e madhe ndaj Polonisë, sulmuesi i Shqipërisë rezulton me Covid-19

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi do të mungojë për sfidën e ditës së nesërme ndaj Polonisë. 
Kavajasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për sfidën që do të zhvillohet në “Air Albania”. 
Kjo është bërë e ditur nga vetë FSHF, që njofton se pas testeve të kryera, Cikalleshi ka rezultuar me Covid-19.
Përveç Cikalleshit, e gjithë pjesa tjetër e ekipit kombëtar ka rezultuar negativ. Kështu, shkon në 4 numri i lojtarëve që do të mungojnë ndaj Polonisë, pas Berat Gjimshitit dhe Bekim Balajt të dëmtuar dhe Endri Çekiçit të skualofikuar. 

“Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, që luhet të martën në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore. 

Përveç tij, të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë. Kësisoj, trajneri Edy Reja do të ketë katër mungesa në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi.”, thuhet në njoftimin e FSHF.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy