Pochettino, kandidat për stolin e Anglisë

Pochettino, kandidat për stolin e Anglisë

Pas largimit nga Chelsea ofertat për Mauricio Pochettinon nuk kanë munguar.

Drejtuesit e Federatës angleze të futbollit po e konsiderojnë argjentinasin, i cili u zëvëndësua nga Enzo Maresca.

Eksperienca në Premier League tek Tottenham Hotspuri, skuadër të cilën e dërgoi deri në finalen e Champions Leagues në të shkuarën i ka shërbyer 52 vjeçarit, i cili e përqëndron lojën tek intensiteti dhe dinamika, i duhuri për kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’.

Duket se ishi i Paris St Germain është i gatshëm për të marrë drejtimin e ish kampionëve të botës në 1966-tën, një kombëtare me shumë cilësi por fatkeqësisht nuk ka mundur të arrijë objektivat.

Me Gareth Southgate Anglia arriti në dy finale rradhazi, atë të Europianit të 2020-tës dhe atij të zhvilluar gjatë kësaj verë por humbi respektivisht kundër Italisë dhe Spanjës.

Për ishi-n e Southamptonit do të ishte eksperienca e parë në stolin e një kombëtareje por gjithsesi ende është shumë herët dhe po shqyrtohen edhe emra të tjerë nga drejtuesit e Federatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy