Paris St Germain, mendon për Alexander Isak

Paris St Germain, mendon për Alexander Isak

Pavarësisht dominimit në Ligue 1, traineri Luis Enrique vijon i pakënaqur me performancat e Paris St Germain në Champions League.

Asturiani ende nuk po i gjen dot metodat për ti fituar ndeshjet në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, edhe pse ‘’ Les Pariziens ‘’ bënë detyrën së fundmi kundër Salzburgut në transfertë.

Për këtë arsye ishi i Barcelonës ka kërkuar një lojtar për sulmin, i cili është pjesë e Newcastle United.

Flitet natyrisht për Alexander Isak, një ndër të preferuarit nga ekipet me emër, determinant prej tre sezonesh tek anglezët.

Drupal Ad

Suedezi është një lojtar shumë i shpejtë dhe i frikshëm në zonat kundërshtare, tejet i pretenduar në vitet e fundit.

Drejtuesit e bardhezinjve janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e ishi-t të Real Sociedadit në 11-shen e formuar nga Eddie Howe dhe s’do t’ia bëjnë të lehtë kryeqytetasve, presidenti i të cilëve mendon të ofrojë 100 milionë euro për golashënuesin.

Që prej largimit të Kylian Mbappes janë vënë re ulje-ngritje të vazhdueshme në ofensivën e kryesuesve të kampionatit francez dhe ‘’ Lucho ‘’ pretendon ta zgjidhë këtë problem gjatë merkatos dimërorë.

11 gola në 18 sfida numëron shtatlartit me ekipin më të pasur të botës momentalisht, i cili synon të jetë pjesëmarrës në Champions League sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy