Milani, gjen sulmues tek Feyenoordi

Milani, gjen sulmues tek Feyenoordi

Ecuria shumë e mirë e Hadj Moussa në rradhët e Feyenoordit tashmë po i siguron pretendentë cilësorë në kontinentin e vjetër.

Për sulmuesin Milani ka nisur ofensivën, i cili ka bërë mirë deri në këtë moment të sezonit me skuadrën nga Roterdami.

Në verën e kaluar algjeriani u transferua nga Vitesse tek gjigandët e Eredivisies për afro tre milionë euro, një lojtar shumë i rrezikshëm në zonat kundërshtare.

Flitet se marrëveshja, gjithmonë nëse do të arrihet mund ti kapë 10 milionë eurot për nxënësin e trainerit Brian Priske.

Parashikohen negociata intensive duke qenë se 22 vjeçari po bën diferencën në një kampionat shumë kompetitiv si ai hollandez.

Ndërkohë për ‘’ Djallin ‘’ është një mundësi për të përforcuar ofensivën dhe të rrisë produtikivitetin pasi siç dihet sfidat e të ardhmes do të jenë akoma më të vështira.

4 gola në 13 sfida, shoqëruar me një lojë shumë premtuese po e ndihmojnë Feyenoordin të jetë momentalisht ndër katër më të mirët e këtij kampionati, edhe pse me 10 pikë larg kryesuesve të Psv Eindhovenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy