Inter përsëri në dyshime për Brozovic

Inter përsëri në dyshime për Brozovic

 

 Rinovimi me Marcelo Brozovic mbetet padiskutim një ndër prioritetet e Interit në këtë merkato .  Simone Inzaghi ka kërkuar qëndrimin e kroatit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por drejtuesit zikaltër duhet të vihen në dispozicion të kërkesave të mesfushorit për arritjen e këtij akordi .

Thonë se shpresa vdes e fundit por deri më tani italianët kanë mbetur të zhgënjyer sepse 29 vjeçari  kurrsesi s’pranon ti ulë pretendimet duke i vënë kampionët e Serisë A me shpatulla pas muri. 

Në  këtë histori Interi do të dilte i humbur nëse s’do të arrijë të sigurojë qëndrimin e Marcelo Brozovic në Milano dhe në një farë mënyrë do ti binte me shkelm kontributit të ishi-t të Dinamo Zagrebit . Tashmë topi do të jetë në anën e Interit  dhe vendimarrja e drejtuesve konsiderohet determinante për vijimin e bashkjetesës .

Në të kundërt, pavarësisht se Interi do të humbiste një pilar të rëndësishëm , do të rrezikonte largimin e Marcelo Brozovic me parametër zero në merkaton e verës , duke filluar nga 1 korriku i 2022-shit , atëherë kur përfundon kontratën me gjigandët e Scudettos .

Megjithatë shtyrja e këtij akordi e mban në lojë peticionin e mesfushorit nga Zagrebi i cili për më tepër vlerësohet shumë nga ish traineri i Lazios edhe pse preferenca e tij mbetet Sergej Milinkovic-Savic .

8 vite në Milano ja kanë pasuruar karrierën nënkampionit në fuqi të botës me Kroacinë dhe eskperienca me Interin përmblidhet në 256 ndeshje ,  25 gola dhe 34 asiste pa anashkaluar në asnjë mënyrë lojën e mrekullueshme të tij .

Suksesi i vitit të kaluar do të vihej në rrezik nëse Interi do ti jepte dritën jeshile largimit të mesfushorit sepse s’do të kishte garancinë e mëparshme dhe do të vinte në vështirësi arritjen e objektivave .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy