Përfundoi me 3 të çara në fytyrë, publikohen pamjet e personit që goditi Tedi Carën (VIDEO)

Përfundoi me 3 të çara në fytyrë, publikohen pamjet e personit që goditi Tedi Carën (VIDEO)

Një ngjarje aspak e këndshme u regjistrua në sfidën mes Kukësit dhe Partizanit, e mbyllur me fitoren 1-2 të kryeqytetasve.

Në momentin kur Partizani kaloi në avantazh në minutën e 14-të, autori i golit, Tedi Cara, u godit nga tribuna me një shishe uji me akull, e cila i shkaktoi atij 3 të çara në fytyrë.

Menjëherë pas kësaj, lojtari u zëvendësua dhe u transportua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në përfundim të ndeshjes, Kukësi, doli me një reagim, ku i kërkonte policisë të verifikonte personin që gjuajti dhe të japë dënimin e merituar.

Ditën e sotme, ka qenë klubi i Partizanit, që ka publikuar pamjet nga ndeshja e djeshme dhe në video shihet qartë, personi që godet lojtarin nga tribuna. Tashmë mbetet të shihet çfarë dënimi do të jepet për klubin verilindor, por edhe për personin që goditi.

Momenti i goditjes te minuta 1:01

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy