Dhuratë për Dajën para ndeshjes në Europë, Partizani zyrtarizon afrimin e mbrojtësit

Dhuratë për Dajën para ndeshjes në Europë, Partizani zyrtarizon afrimin e mbrojtësit

Partizani duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Mbrojtësi Eljon Sota është lojtari më i ri i të kuqve. Ka qenë vetë klubi i kryeqytetas që nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar firmën me ish-lojtarin e Apolonisë.

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish pjestar i ekipit tonë përfaqësues U-21, sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe.”, thuhet në komunikatën e klubit.

Një dhuratë për trajnerin Ilir Daja kjo, që vjen vetëm pak orë para ndeshjes në raundin e parë eliminator në Conference League, ku Partizani do të sfidojë rumunët e Sfintul Gheorghe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy