
Drejtuesit e Romës, kanë nisur punën prej kohësh, për përforcimin e skuadrës. Verdhekuqtë kërkojnë të jenë konkurrues në sezonin e ri dhe për këtë arsye, duan të bëjnë afrime të rëndësishme.
Momentalisht te Roma, janë në kërkim të një mbrojtësi qendre. Alternativat janë të shumta, ndërsa një lojtar është i preferuari i trajnerit Mourinho.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet. Ky i fundit ka vendosur të largohet dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.
Në ditët e ardhshme, pritet të ketë zhvillime të tjera, ndërsa për shërbimet e francezit interesohet edhe Tottenham.



