Liverpool për herë të parë pas 24 ndeshjesh nuk ka dalë me fitore nga stadiumi ‘Anfield’. Kampionët e Europës dhe kampionët e shpallur matematikisht të Premier League për këtë sezon kanë barazuar 1-1 në javën e 35 kundër Burley.
Liverpool kaloi i pari në avantazh në minutën e 34 me Robertson, por edhe pse e mbajti në 70% zotërimin e topit nuk mundi të dilte me pikë të plota nga ky takim. Madje nuk mjaftuan as 22 gjuajtjet në drejtim të portës së Burnely, pasi miqtë shfrytëzuan ato pak raste falë edhe Rodriguez për të marrë 1 pikë në Liverpool.
Gjithsesi kjo nuk i prish as edhe një punë ekipit të Kloop që është shpallur matematikisht kampion.



