
Partizani e ka nisur vitin me fitore, ndërsa trajneri Dritan Mehmeti ka debutuar me fitore në stolin e të kuqve.
Kryeqytetasit mposhtën pastër me shifrat 0-3 Egnatian në transfertë. Duket se “demat” kanë ndryshuar fytyrë me trajnerin e ri dhe pas largimit të Ilir Dajës.
Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, në të dytën, Partizani shënoi 3 herë me Esat Malën në minutën e 47, Skukën në minutën e 61dhe Rrapajn në minutën e 73.
Partizani rikthehet te fitorja dhe shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.
Me fitore ka debutuar edhe trajneri Emiljano Çela në stolin e Kastriotit. Krutanët mposhtën 2-0 Teutën kampione, falë golave të Grecës në minutën e 14 dhe Ajazit në minutën e 72. Kastrioti mban vendin e fundit me 11 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 18 pikë.



