Sipas ish-futbollistit Andi Lila trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja duhej të guxonte pak më shumë me fazën sulmuese.
Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV ish-futbollisti vlerësoi fazën mbrojtëse si fantastike, ndërkohë që shtoi se Reja duhej të kishte luajtur edhe në këtë ndeshje të rëndësishme me formacionin 3-5-2, me dy sulmues.
“Kanë kaluar shumë orë pas ndeshjes me Poloninë dhe nëse e rishikojmë mendoj se në fazën mbrojtëse ne kemi luajtur në mënyrë fantastike. Kushdo që të ishte në trajnim do ta vendoste ekipin në atë mënyrë, me një skemë 5-4-1. Por unë personalisht mendoj se trajneri Reja duhej të guxonte pak më shumë në fazën sulmuese. Të luanim me dy sulmues sepse që ditën e parë që Reja ka ardhur në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar ka luajtur me skemën 3-5-2, me dy sulmues të deklaruar. Për herë të parë në ndeshjen më të rëndësishme të Rejas dhe tonën ai ndërroi skemë 5-4-1, një skemë totalisht mbrojtëse. Në fazën mbrojtëse unë jam shumë i kënaqur me këtë paraqitje", Lila.



