Lojtarët e Partizanit mbyllin pushimet, nisin përgatitjet për Europën

Lojtarët e Partizanit mbyllin pushimet, nisin përgatitjet për Europën

Pas një pushimi 10 ditor, te Partizani ka nisur puna për t’u përgatitur për ndeshjet në Kupat e Europës. Klubi i kuq ka njoftuar se skuadra ka nisur ditën e sotme zyrtarisht përgatitjet për përfaqësimin në Ligën e Konferencës. Lojtarët janë vënë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja, teksa do të zhvillojnë disa seanca stërvitore në kryeqytet për t’u zhvendosur më pas në Ohër, ku do të kryejnë edhe fazën përgatitore.

Në Maqedoninë e Veriut, “demat” pritet të luajnë edhe disa miqësore, me stafin teknik që do të shikojnë nga afër gjendjen e lojtarëve, përpara ndeshjeve në Europë. Kujtojmë se në datën 15 qershor do të hidhet edhe shorti për raundin e parë për Ligën e Konferencës, ku Partizani do të zbulojë edhe kundërshtarin. Ndeshjet e turit të parë do të luhen në datat 8 dhe 15 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy