Chelsea shkarkon Antonio Conten dhe në vend të tij pritet një tjetër italian

Chelsea shkarkon Antonio Conten dhe në vend të tij pritet një tjetër italian

Pas një pritjeje të gjatë, Chelsea ka vendosur më në fund që ta shkarkojë teknikun Antonio Conte. Pronari i klubit londinez, Roman Abrahmovich, ka vendosur që të paguajë edhe një vit rrogën e trajnerit italian.

Conte do të përfitojë edhe plot 10 milionë euro, nga ky shkarkim, që erdhi para përfundimit të kontratës me blutë e Londrës.

Edhe pse fitoi Premier Ligën që në sezonin e parë në Angli, italiani vuajti në edicionin e kaluar, duke e mbyllur në vendin e pestë.

Tashmë, pas muajsh spekulimesh për të ardhmen e trajnerit, duket se do të jetë Maurizio Sarri, që do të zëvendësojë Conten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy