“Schumacher është i vetëdijshëm”

“Schumacher është i vetëdijshëm”

Shumë vite pas aksidentit fatkeq në alpet e Francës, Michael Schumacher është i vetëdijshëm për atë që ndodh rreth tij. Për vite me radhë në gjendje vegjetative, pas aksidentit të 29 dhjetorit të vitit 2013, ish-kampioni i Formula 1 duket se po shënon progres në gjendjen shëndetësore. Ai i është nënshtruar një trajtimi me qeliza staminale në spitalin francez “Georges Pompidou”.

“Le Parisien”, e cila dha e para lajmin për mbërritjen e ish-pilotit në kryeqytetin francez, citon disa burime brenda spitalit, sipas të cilave ish-kampioni është përmirësuar. "Po, është në departamentin tim. Dhe unë ju siguroj se ai është i vetëdijshëm", ka thënë një prej mjekëve kardiologë që trajtojnë Shcumacher-in.

Ndërkohë, familja Schumacher vijon të mbetet e mbyllur përballë mediave dhe nuk jep asnjë detaj. Sipas “Le Parisien”, risia e vetme e ditës së fundit në spitalin parizien ku po trajtohet Schumi ishte vizita e mikut të tij të vjetër, Jean Todt, i cili ka qëndruar me të për rreth 45 minuta. Ai më pas ka lënë spitalin duke dalë nga një derë dytësore, pa u parë nga askush.

Michael Schumacher u aksidentua më 29 dhjetor 2013, ndërsa bënte ski së bashku me të birin në Meribel, një zonë malore në Alpet Franceze. Ai u rrëzua dhe përplasi kokën në një shkëmb, çka i shkaktoi dëmtim serioz në kokë. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Grenoble, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Më pas, ai u fut në gjendje kome të induktuar nga mjekët për rreth 6 muaj. Më 7 mars 2014, gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Pas kësaj, ai u zhvendos në Zvicër, ku shtëpia në të cilën banonin edhe familjarët e tij u kthye në një spital personal. Në nëntor 2014, u raportua se Schumacher ishte "paralizuar dhe rrinte në karrocë me rrota" dhe u fol për humbje kujtese dhe pamundësi për të folur. Familja e tij ka qenë gjithnjë e rezervuar në lidhje me gjendjen reale të ish-kampionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy