Një gjerman vendos finalen e Champions League, Chelsea është kampionia e Europës

Një gjerman vendos finalen e Champions League, Chelsea është kampionia e Europës

Chelsea është kampionia e Europës për sezonin 2020-2021. Blutë e Londrës, triumfuan në finale ndaj Manchester City, duke fituar kështu trofeun e Champions League.

Goli i gjermanit, Kai Havertz në minutën e 42-të, i dha fitoren skuadrës së Tuchel, i cili ia del të fitojë kështu trofeun e Ligës së Kampioneve, të cili i shkoi shumë afër sezonin e kaluar me Paris Saint-German, por u mposhtën në finale nga Bayern Munchen. Ky është trofeu i dytë i Champions League për Chelsean, pasi e kishin fituar më parë në vitin 2012.

Ndërkohë Manchester City largon me kokën ulur, duke mos ia dalë të triumfojë dot, në finalen e parë në histori që luante në këtë kompeticion.

Për sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, me Chelsean që u tregua më e saktë, dukë bërë kështu që trofeu të shkojë në Londër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy