
E ardhmja e Nicolo Zaniolo, duket se do të vazhdojë të jetë te Roma. Italiani ka qenë një nga më të spikaturit në sezonet e fundit dhe te verdhekuqtë nuk duan ta humbasin.
Së fundmi, bëhet e ditur se Roma ka refuzuar ofertën e Tottenham për Zaniolo, e cila ishte 55 milionë euro plus kartonin e Tanganga.
Ka qenë vetë trajneri Mourinho, i cili i ka kërkuar drejtuesve të refuzojnë ofertën, pasi e shikon 23-vjeçarin si pjesë të rëndësishme të projektit të tij, për sezonin e ri.



