
Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se UEFA, duhet të hetojë Barcelonën, për atë që katalanasit bënë në merkaton e verës.
Pavarësisht problemeve të mëdha financiare, klubi spanjoll, arriti të bëjë disa afrime të rëndësishme në emra.
Në lidhje me këtë, Al Khelaifi tha se nuk është e drejtë dhe i kërkoi UEFA-s të veprojë.
A është e drejtë? Jo, nuk është e drejtë. A është e ligjshme? Nuk jam i sigurt. Nëse ju i lejoni ata, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. UEFA sigurisht që ka ligjet e veta financiare. Jam i sigurt se do të shikojnë gjithçka.
Rregullat e reja të qëndrueshmërisë financiare janë një zhvillim pozitiv. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nivelet e rrezikshme të borxhit dhe marrëveshjet magjike të kapitalit nuk janë një rrugë e qëndrueshme.



