Atletico Madridi, gjen mbrojtës tek Elche

Atletico Madridi, gjen mbrojtës tek Elche

Gjatë merkatos së janarit priten disa ndryshime tek Atletico Madridi.

Drejtuesit në bashkpunim me Diego Simeonen kanë filluar ti bëjnë llogaritë për fazën vendimtare të sezonit.

 ‘’ El Cholo ‘’ ka preferuar Segunda Division për objektivin e rradhës i cili aktivizohet tek Elche. 

Mbrojtësi David Affengruber është konsoliduar në prapavijë dhe ka spikatur, edhe pse tek një ekip i dorës së dytë në kampionatin spanjoll. 

Austriaku e ka shpërblyer besimin e trainerit Eder Sarabia, i cili ka rezultuar mjaft bindës, i fortë në luftën në ajër dhe i ka dhënë siguri Elches gjatë sfidave. 

Kontrata e 24 vjeçarit përfundon në 2026-tën dhe merkatoja vijuese është një shans shumë i mirë për të avancuar në karrierë. 

Interesi i kryeqytetasve përbën një avantazh për ishi-n e Sturm Grazit, për të cilin numri një i stolit të Elches është shprehur me superlativa: 

“ David është një vlerë e shtuar për skuadrën dhe jemi me fat që e kemi në përbërje ‘’, përfundoi Eder Sarabia. Pritet që interesi i Atletico Madridit të analizohet në detaje nga David Affengruber, tejet përcaktues gjatë sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy