Atletico Madridi , gati oferta për Kang-in Lee

Atletico Madridi , gati oferta për Kang-in Lee

Transferimi nga Valencia tek Mallorca në verën e 2021-shit rezultoi një hap shumë i suksesshëm në karrierë për Kang-in Lee, lojtar për të cilin është interesuar Atletico Madridi .

‘’ Los Colchoneros ‘’ po mendojne ta paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës me Mallorcan , e cila arrin 17 milionë eurot , duke qenë se flitet për një mesfushor shumë cilësor, operacion që ka marrë konfirmimin e trainerit Diego Simeone.

Argjentinasi e njeh shumë mirë këtë pozicion për arsye të së kaluarës së tij dhe në merkaton e verës koreano-jugori do të ketë shansin për ti ngjitur shkallët në karrierë dhe ti bashkohet një ndër ekipeve më të sikletshëm në La Liga dhe më gjerë .

Me ishullorët Kang-in Lee numëron 7 gola dhe 7 asiste në 69 sfida gjatë  dy sezoneve por interesi i kryeqytetasve tregon progresin e bërë në sezonet e fundit.

Atletico Madridi do të tentojë duke filluar që nga sezoni vijues të rikthehet tek titujt dhe fakti se drejtohet nga një trainer ekspert si ‘’ El Cholo ‘’ e ndihmon për të qenë pretendent për fitimin e titujve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy