Sulmuesit shqiptarë duken në formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni.
Anis Mehmeti gjeti rrugën e rrjetës në Angli, aty ku është pjesë e skuadrës së Bristol City. Shqiptari realizoi ndaj Milwall, në ndeshjen ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 4-3.
Mehmeti ishte autori i golit të parë në minutën e 3-të, që i hapi rrugën e fitores ekipit të tij.
Golin gjeti edhe Indrit Tuci në Çeki, me fanellën e Sparta Pragë. Tuci shënoi në minutën e 68-të, në fitoren që Sparta mori në kampionat ndaj Jablonec me rezultatin 2-1.



